Sonte do të kompletohet finalja e Kupës së Botës për Klube.
Paris Saint-Germaini dhe Real Madridi do të përballen mes vete në gjysmëfinalen e dytë të kësaj gare, e cila do të nisë prej orës 21:00 me kohën tonë lokale.
Chelsea u bë mbrëmë ekipi i parë finalist pasi e mposhti Fluminensen me rezultat 2:0, ndërsa fituesi i sontëm do të përballet me “Blues” në finalen e së dielës.
“Los Blancos” do ta kërkojnë trofeun e gjashtë të Botërorit të Klubeve, ndërsa kampioni aktual evropian do ta kërkojë një trofe tjetër të munguar në histori në vitin e tij perfekt.
Kjo ndeshje do të jetë e veçantë mbi të gjitha për Kylian Mbappen, i cili do të luajë për herë të parë kundër ish-klubit të tij.
Të dy ekipet do të kenë mungesa në ndeshjen e sontme.
Mbrojtësi i ri i Realit, Dean Huijsen është i suspenduar, ndërsa David Alaba, Eduardo Camavinga e Ferland Mendy janë ende jashtë shkaku i lëndimit.
Éder Militão është rikthyer në ushtrime dhe mund të përfundojë në bankinë.
Trajneri Xabi Alonso duhet të vendosë edhe nëse do të startojë me Mbappén apo të vazhdojë t’i besojë të riut Gonzalo García, i cili i ka realizuar katër gola në këtë turne.
PSG do të jetë pa mbrojtësit Lucas Hernández e Ëillian Pacho pasi që të dy u përjashtuan nga loja në ndeshje me Bayern Munichun në çerekfinale.
Lucas Beraldo pritet të rikthehet, ndërsa Ousmane Dembélé mund të startojë pasi shënoi në raundin e fundit, ndonëse nuk është në 100 për qindëshin e formës së tij fizike.