Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka deklaruar se Teherani është i gatshëm të rikthehet në tryezën e bisedimeve me Shtetet e Bashkuara, por vetëm nëse Uashingtoni pranon gabimet e tij dhe kompenson dëmet e shkaktuara ndaj objekteve bërthamore të Iranit.
“Do të bisedojmë me Uashingtonin nëse pranon gabimet e veta,” u shpreh Araghchi. “Ne kërkojmë kompensim për dëmet që i janë shkaktuar infrastrukturës sonë bërthamore.”
Deklarata e tij vjen në një kohë teknsionesh, ku në qershor SHBA pjesërisht në koordinim edhe me Izraelin, kreu sulme ajrore ndaj tre objekteve kryesore bërthamore të Iranit: Fordoë, Natanz dhe Isfahan. Operacioni, i emërtuar “Operation Midnight Hammer”, përfshiu përdorimin e bombave “bunker-buster” 30 mijë paund të hedhura nga avionët B‑2 Spirit dhe disa raketa Tomahaëk të lansuara nga nëndetësa
Uashingtoni pretendoi se objektet ishin “shkatërruar plotësisht”, por raportet e agjencive ndërkombëtare janë kontradiktore. Sulmet vinin në kulmin e një eskalimi 12-ditor midis Izraelit dhe Iranit, përfshirë sulmet iraniane me raketa ndaj Izraelit, dhe u ndoqën nga një armëpushim i ndërmjetësuar nga SHBA më 24 qershor.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.