×
  • Sport
  • Sport

    Roony Bardghji zbarkon sot në Barcelonë

    Reporteri
    11 Korrik 2025 | 8:46

    Barcelona, një nga klubet më të mëdha në botën e futbollit, ka siguruar një tjetër talent premtues për të ardhmen.

    Sipas gazetarit të njohur të transferimeve, Fabrizio Romano, Roony Bardghji do të arrijë sot në Barcelonë për të nënshkruar zyrtarisht kontratën si lojtari më i ri i katalanasve.

    Marrëveshja mes Barcelonës dhe FC Copenhagen është mbyllur që disa javë më parë, me një çmim rreth 2 milionë euro, ndërsa Bardghji tashmë ka përfunduar edhe testet mjekësore, duke e bërë transferimin 100% të sigurt.

    Roony Bardghji, i cili konsiderohet një nga talentet më të spikatura të brezit të tij, ka shkëlqyer me ekipin danez dhe ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha evropiane, por ishte Barcelona që siguroi shërbimet e tij.

    Me këtë lëvizje, Barça vazhdon politikën e saj për të investuar në yjet e rinj të futbollit botëror, duke ndërtuar një skuadër konkurruese për të ardhmen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!