Skuadra e Chelseat po vazhdon shkëlqimin ndaj Paris Saint-Germian në ndeshjen finale të Kupës së Botës për Klube, të cilën po e shkatërron me rezultat 3-0.

Pas dy golave të shënuar nga Palmer, golin e tretë për skuadrën angleze e ka shënuar sulmuesi Joao Pedro në minutën e 42’të, shkruan Reporteri.net.

Pedro shënoi një supergol me parabolë pas një asisti fantastik nga Cole Palmer.

Reklamë