Presidenti i ShBA-së, Donald Trump në takimin me shefin e NATO-s në Shtëpinë e Bardhë ka thënë se pushtimi i Ukrainës nga Rusia nuk do të kishte ndodhur po të ishte ai president në vitin 2022, përcjell Reporteri.net.

Presidenti amerikan thotë se dikur fliste shpesh me homologun e tij rus, Vladimir Putin, dhe e kishte parë që lufta po afrohej.

“Gjithçka është vetëm fjalë derisa raketat të hyjnë në Kiev,” thotë ai, duke shtuar se kjo “duhet të ndalet”.

Reklamë

Ai deklaron se miliarda dollarë pajisje ushtarake do të shpërndahen tani në Ukrainë.

Trump thotë se ukrainasit “vazhdojnë të luftojnë me guxim të jashtëzakonshëm”, por po humbasin pajisje ushtarake.

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ndërhyn duke thënë se bombardimet e Rusisë ndaj qyteteve nuk kanë për qëllim “objektiva ushtarake”, por synojnë të krijojnë panik.

/Reporteri.net/