Kremlini tha të martën se deklaratat e fundit të Presidentit amerikan Donald Trump, përfshirë kërcënimin për sanksione ndaj blerësve të eksporteve ruse, janë serioze dhe kërkojnë analizë, përcjell Reporteri.net.

I pyetur për deklaratat e fundit të Trumpit, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha: “Deklaratat e presidentit amerikan janë shumë serioze. Disa prej tyre i drejtohen personalisht presidentit Putin.”

“Ne padyshim kemi nevojë për kohë për të analizuar atë që është thënë në Washington. Dhe nëse dhe kur presidenti Putin e sheh të nevojshme, ai me siguri do të komentojë.”

Reklamë

Peskov vazhdoi, duke iu referuar me sa duket lajmeve për dërgesa të reja armësh në Kiev: “Vendimet që po merren në Washington, në vendet e NATO-s dhe drejtpërdrejt në Bruksel, perceptohen nga pala ukrainase jo si sinjal për paqe, por si sinjal për të vazhduar luftën”

Trump njoftoi të hënën dërgesa të reja armësh për Ukrainën dhe paralajmëroi se blerësit e eksporteve ruse mund të përballen me sanksione nëse Rusia nuk pranon një marrëveshje paqeje për Ukrainën brenda 50 ditëve.

Trump, i cili ka thënë se dëshiron të mbahet mend si një paqebërës, tha pastaj duke iu referuar Putinit: “Jam i zhgënjyer prej tij, por nuk kam mbaruar me të. Por jam i zhgënjyer prej tij.”

/Reporteri.net/

Trump për Putinin: Jam i zhgënjyer, por ende s’kam mbaruar me të

Reklamë