Pas thirrjes së Yulia Navalnaya në gazetën La Repubblica për të tërhequr ftesën ndaj dirigjentit rus Valery Gergiev për të performuar javën e ardhshme në provincën italiane Caserta, janë dorëzuar dy letra të hapura kundër përhapjes së propagandës ruse në Evropë dhe në Itali.

Yulia Navalnaya e cila ka bërë e para kërkesën është e veja e ish-kreut të ndjerë të opozitës rusë, Alexei Navalny.

Letra për Von der Leyen dhe De Luca-n

Reklamë

La Repubblica shkruan se e para letër, drejtuar presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe guvernatorit të rajonit të Campania-s, Vincenzo De Luca, kërkon jo vetëm anulimin e koncertit më 27 korrik në Caserta të drejtuar nga Valery Gergiev, por edhe hapjen e një hetimi mbi përdorimin e fondeve publike për ngjarje të lidhura me propagandën ruse në territorin e Bashkimit Evropian.

Gjithashtu, kërkohet krijimi i një fondi kulturor të dedikuar për artistët që i kundërvihen regjimit të Putinit.

Nënshkruesit

Brenda më pak se një dite, peticioni është nënshkruar nga mbi 700 persona, përfshirë laureatë të Çmimit Nobel, shkrimtarë, dirigjentë, koreografë, politikanë. Ndër emrat më të njohur janë:

-Oleksandra Matviichuk, fituese e Çmimit Nobel për Paqe dhe drejtore e Qendrës për Liritë Civile në Kiev

Reklamë

-Oleg Orlov dhe Irina Shcherbakova nga organizata Memorial

-Svetlana Gannushkina, e nominuar disa herë për Nobel për Paqe

-Herta Müller, fituese e Nobelit për Letërsi

-Shkrimtarët Jonathan Littell dhe Mikhail Shishkin

Reklamë

-Dirigjentët Michail Agrest dhe Nazar Kozhukhar

-Regjisori i operës Eugene Lavrenchuk

-Violinistët Misha Nodelman dhe Michel Gershwin

-Zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian Pina Picierno

Reklamë

-Deputetët Lia Quartapelle, Benedetto Della Vedova dhe Federica Onori

Letra për dy zyrtarët italianë

Letra e dytë i është drejtuar presidentit të Dhomës së Deputetëve Lorenzo Fontana dhe presidentit të Senatit Ignazio La Russa nga Memorial Italia, dega italiane e organizatës ruse për të drejtat e njeriut Memorial, e cila fitoi Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2022.

Në këtë letër, Memorial Italia përmend rastet e shumta ku propaganda ruse ka gjetur hapësirë në Itali, si transmetimet e dokumentarëve të prodhuar nga Russia Today, një media e sanksionuar nga BE-ja, apo intervista e pa kontestueshme me ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov e transmetuar nga Rete4.

Reklamë

Letra kërkon gjithashtu krijimin e një organi të posaçëm parlamentar për të kontrolluar dhe ndaluar përhapjen e propagandës ruse në Itali.

Me këto dy letra, Memorial Italia shpreson jo vetëm në anulimin e koncertit të Gergiev-it, por sidomos në ndërmarrjen e veprimeve konkrete nga Komisioni Evropian, Dhoma e Deputetëve dhe Senati për “t’i dhënë fund një fenomeni që po rrezikon seriozisht vlerat demokratike në Evropë dhe Itali”.