Dhjetë palestinezë të tjerë vdiqën nga uria dhe kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë të mërkurën, raporton BBC.

“Spitalet në Gaza regjistruan 10 vdekje të reja për shkak të urisë dhe kequshqyerjes gjatë ditës së kaluar”, shtoi ministria në një deklaratë.

Vdekjet e fundit e çuan numrin e të vdekurve nga uria që nga tetori 2023 në 111, shtoi ministria, transmeton në shqip gazeta online Reporteri.net.

Reklamë

Që nga 2 marsi, Izraeli ka ngecur në zbatimin e një marrëveshjeje armëpushimi dhe shkëmbimi të të burgosurve me Hamasin dhe ka mbajtur të mbyllura kalimet kufitare të Gazës, duke lënë kamionë me ndihmë humanitare të bllokuar përgjatë kufirit.

Izraeli raportohet ka vrarë më shumë se 59,100 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, në Rripin e Gazës që nga tetori 2023. Fushata ushtarake ka shkatërruar enklavën, ka shembur sistemin shëndetësor dhe ka çuar në mungesa të mëdha ushqimore.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër-arrest për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli përballet gjithashtu me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavë. /Reporteri.net/