Disa persona kanë vdekur pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat në jugperëndim të Gjermanisë, raportojnë mediat gjermane.
Policia tha se të paktën tre persona u lënduan gjithashtu në aksidentin pranë qytetit Riedlingen në shtetin e Baden-Württemberg.
Raportet thonë se pak më parë kishte pasur një stuhi në zonë, shkruan BBC.
#Deutschland #zugunglueck #Biberach
Bei dem Zugunglück im Südosten Baden-Württembergs sind mehrere Menschen ums Leben gekommen.Zudem seien zahlreiche Menschen verletzt worden. Die Regionalbahn entgleiste bei #Riedlingen. Zuvor hatte es dort ein Unwetter gegeben. pic.twitter.com/Q6T9sGwyKK— MB (@MB31357662) July 27, 2025
Raportohet se rreth 100 persona ishin në tren kur të paktën dy vagona dolën nga shinat në një zonë të pyllëzuar.
Imazhet e aksidentit tregojnë vagonët dhe prani të madhe të shërbimit të emergjencës.
Pemë të rrëzuara mund të shihen gjithashtu në vendngjarje. /Telegrafi/