×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    VV e quan “zbarkim për herë të parë në veri” angazhimin e FSK-së për ta gjetur trupin e 33 vjeçarit në Liqenin e Ujmanit 

    Reporteri
    29 Korrik 2025 | 11:32

    Njësitet e specializuara të zhytjes dhe kërkim shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të martën në mëngjes janë angazhuar në mbështetje të autoriteteve civile për kërkimin e trupit të mërgimtarit, i cili  të dielën është hedhur në liqenin e Ujmanit në Komunën e Zubin-Potokut dhe nuk është parë më.

    Lëvizja Vetëvendosje i ka bërë jehonë shkuarjes së FSK-së në veri të vendit në angazhimin për të gjetur trupin e mërgimtarit të zhdukur, duke shkruar se FSK-ja shkoi për herë të parë si ushtri atje.

    “FSK për herë të parë si ushtri në veri të vendit”, thuhet në postimin e VV-së, menjëherë pasi Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dha lajmin se FSK-ja është angazhuar në kërkimin e trupit të 33 vjeçarit  që u hodh në Liqenin e Ujmanit.

    Vetëvendosje ndau edhe citate të ministrit në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

    “Njësitet e specializuar të zhytjes dhe kërkim shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës sot në mëngjes janë angazhuar në mbështetje të autoriteteve civile për kërkimin e trupit të mërgimtarit në liqenin e Ujmanit në Komunën e Zubin Potokut”, ka deklaruar ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

    “Forca e Sigurisë së Kosovës në kuadër të detyrave të saj thelbësore ka edhe mbështetjen e autoriteteve civile. Në këtë aspekt në bashkëpunim me Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Policinë e Kosovës dhe bashkërendim me KFOR, ekipet e specializuara të FSK kanë filluar operacionin e kërkimit në liqenin e Ujmanit me synimin që sa më shpejtë të nxirret trupi i mërgimtarit dhe ti lehtësohet dhimbja familjes”, ka thënë Maqedonci.

    Ky postim është shpërndarë edhe nga shumë zyrtarë të Vetëvendosjes. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!