Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka konfirmuar se të paktën 22 persona janë vrarë dhe 85 janë plagosur nga sulmet që goditën 73 qytete dhe fshatra ukrainase gjatë natës, vetëm pak orë pasi, siç u shpreh ai, “të gjithë ndienin sërish shpresë për një fund të vrasjeve.”

Ai përshkroi disa nga sulmet më në detaje, duke përfshirë një goditje në spitalin e qytetit Kamianske, ku humbën jetën tre persona, në mesin e të cilëve një grua shtatzënë 23-vjeçare, si dhe një sulm “i qëllimshëm” ndaj një kolonie penale civile në Zaporizhia.

“Çdo vrasje e njerëzve tanë nga rusët; çdo goditje ruse, kur mund të kishte patur armëpushim prej kohësh, nëse Rusia nuk do ta kishte refuzuar – të gjitha këto tregojnë se Moska meriton presion ndëshkues të ashpër, vërtet të dhimbshëm, por të drejtë dhe efektiv”, tha Zelenskyy.

Reklamë

Ai shtoi se Rusia duhet të detyrohet të ndalë vrasjet dhe të bëjë paqe. Presidenti ukrainas falenderoi gjithashtu Presidentin amerikan Donald Trump për komentet e tij të hënën, si dhe të gjithë udhëheqësit që po ushtrojnë presion ndaj Rusisë, duke theksuar:

“Paqja është e mundur, por vetëm atëherë kur Rusia ndal luftën që ka nisur dhe ndalon torturimin e popullit tonë”, theksoi presidenti ukrainas.