Më shumë se 1300 zjarrfikës janë angazhuar për fikjen e zjarreve në Portugali.
Raportohet për disa vatra aktive në qendër dhe veri të vendit, ndërsa autoritetet kanë lëshuar alarmin e kuq për zjarret.
Në zonën e Arukas, rreth 300 km në veriperëndim të Lisbonës, një zjarr i madh ka detyruar shërbimin e mbrojtjes civile që të evakuojë dhjetëra banorë nga shtëpitë e tyre dhe të mbyllë atraksionet turistike.
Ndërkohë, disa avionë nga Spanja po ndihmojnë për lokalizimin e flakëve.