Kamboxhia do ta nominojë Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, për Çmimin Nobel për Paqen, njoftoi zëvendëskryeministri i saj, pas ndërhyrjes së tij të drejtpërdrejtë në ndalimin e konfliktit kufitar të Azisë Juglindore me Tajlandën.

Sun Chanthol falënderoi Trumpin për sjelljen e paqes dhe tha se ai meritonte të nominohej për çmimin ndërkombëtar më të lartë. Një telefonatë me udhëheqësit e Tajlandës i dha fund konfliktit të ashpër me Kamboxhian.

Nga konflikti i armatosur humbën jetën 43 persona dhe u zhvendosën më shumë se 300.000 njerëz.

Reklamë