Një vullkan në Kamchatka ka shpërthyer për herë të parë në 600 vjet, një ngjarje që besohet të jetë e lidhur me tërmetin e kësaj jave në Rusinë lindore.

Më konkretisht, ai shpërtheu gjatë natës në Gadishullin Kamchatka, i cili ishte epiqendra e një tërmeti me magnitudë 8.8 ballë që shkaktoi paralajmërime për cunami për Japoninë, pjesë të SHBA-së dhe Filipinet.

“Ky është shpërthimi i parë historikisht i konfirmuar i vullkanit Krasheninnikov në 600 vjet”, tha Olga Girina, drejtuese e Ekipit të Reagimit ndaj Shpërthimeve Vullkanike të Kamchatkas.

Reklamë

Reklamë

Sipas postimeve në rrjete sociale, bëhet fjalë për rreth pesë deri në gjashtë kilometra hiri që del nga ky vullkan.

Rrjedha e fundit e llavës së këtij vullkani ndodhi rreth vitit 1463 dhe që atëherë nuk është njohur asnjë shpërthim, deklaroi Girina.

Valët e cunamit janë gjithashtu të mundshme në këtë zonë.

Reklamë

“Lartësia e pritur e valës është e ulët, por prapëseprapë duhet të largoheni nga bregu.” /Telegrafi/