Mbledhja në të cilën Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, pritej të vendoste zyrtarisht për “pushtimin e plotë” të Gazës, është shtyrë. 

Siç raporton “The Guardian“, takimi i kabinetit të sigurisë izraelite është shtyrë për shkak të tensioneve në rritje mbi realizueshmërinë e planit, përcjell Reporteri.net.

Meqë negociatat për armëpushim me Hamasin kanë ngecur, zyrtarët izraelitë kanë informuar mediat lokale dhe ndërkombëtare se kryeministri po shqyrton një ofensivë të gjerë, që synon marrjen e kontrollit të plotë të territorit palestinez pas 22 muajsh lufte kundër grupit militant Hamas.

Reklamë

Megjithatë, oficerë të lartë ushtarakë izraelitë dhe ish-komandantë të lartë paralajmëruan se plani do të rrezikonte jetën e pengjeve të mbetura izraelite të mbajtura nga Hamasi, do të rrezikonte izolimin e mëtejshëm ndërkombëtar të Izraelit dhe do të kërkonte që ushtarët izraelitë të administronin një popullsi në të cilën luftëtarët e Hamasit ishin ende të pranishëm.