×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Vendimi i Kushtetueses, PDK dhe LDK thërrasin konferenca për media

    Reporteri
    08 Gusht 2025 | 14:27

    Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur që deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të zgjedhin kryetarin e ri të Kuvendit përmes votimit të hapur, dhe brenda 30 ditëve.

    Kushtetuesja ka përcaktuar që kandidati i njëjtë mund të votohet vetëm deri në tri herë. Gjykata Kushtetuese po ashtu ka urdhëruar deputetët që të jenë të pranishëm në seancën konstituive dhe të marrin pjesë në votim, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Derisa nga Lëvizja Vetëvendosje kanë reaguar ashpër, vendimin e Kushtetuese e kanë mirëpritur nga PDK dhe LDK.

    Këto subjekte politike kanë thirrur edhe konferenca për media në selitë e partive të tyre.

    PDK ka thirrur konferencë për media në ora 15:30, ndërkaq LDK në ora 16:00. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!