Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar listën e plotë me emrat e kandidatëve për Asamblenë Komunale të Prishtinës për zgjedhjet 12 tetorit.
Listës së LDK-së në Prishtinë, i prinë Përparim Rama.
Pjesë e listës është Egzon Pacolli, i cili njihet për zbulimin e disa skandaleve të Qeverisë Kurti.
Po ashtu për asamble kandidojnë edhe drejtorët aktual në Prishtinë, Adelina Sahiti e Sokol Havolli.
“Prishtina Përtej – Lista e kandidatëve të LDK-së për Kuvendin e Komunës së Prishtinës Me një ekip të përkushtuar, të aftë dhe plot energji, jemi gati të çojmë Prishtinën përtej sfidave të sotme – drejt zhvillimit, transparencës dhe cilësisë së jetës për çdo qytetar.”, thuhet në postimin e LDK-së.