Presidenti rus Vladimir Putin tha se shkaqet kryesore të luftës duhet të eliminohen që lufta në Ukrainë të marrë fund.

“Situata në Ukrainë ka të bëjë me kërcënimet themelore për sigurinë tonë”, tha ai gjatë një konference për shtyp sot në Anchorage, Alaskë.

Putini tha se shpreson që ukrainasit dhe evropianët të zgjedhin të “mos e pengojnë” procesin e paqes”

Reklamë

Do të doja ta falënderoja Trumpin për tonin mirëdashës”, tha Putini, duke shtuar se “të dyja palët duhet të jenë të orientuara drejt rezultateve”.

“Trump qartësisht interesohet për prosperitetin e kombit të tij. Por e kupton që Rusia ka interesat e veta”, thotë ai.

Ai shtoi se për të bërë një “zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjatë, duhet të eliminojmë shkaqet kryesore të konfliktit”, pa dhënë detaje se çfarë nënkupton.