Vedat Muriqi nis kampanjën e sivjetme në La Liga me Real Mallorcën pikërisht kundër kampionit spanjoll, Barcelonës.
Ndeshja luhet sonte me fillim nga ora 19:30.
Ylli kosovar nuk ia ka tutën askujt, dhe këtë e ka dëshmuar duke realizuar gol ndaj dy klubeve më të mëdha spanjolle, Real Madridit dhe Barcelonës.
Mbetet të shihet nëse Muriqi do të shënoi sonte ndaj Barçës.