Të paktën 28 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite që në orët e para të mëngjesit të sotëm, 20 gusht, sipas burimeve të Al Jazeera në terren.
Mes viktimave janë edhe shtatë persona që po kërkonin ndihmë në veri të kampit të refugjatëve Nuseirat në qendër të Gazës, të cilët u qëlluan nga forcat izraelite, sipas burimeve nga spitali al-Awda në Jabalia.
Ky sulm vjen bilancit të trishtë me 60 viktima më 19 gusht dhe 343 të plagosurve nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës.
Situata humanitare vazhdon të përkeqësohet, ndërsa qytetarët e Gazës përballen me mungesë të ushqimit, ujit dhe kujdesit shëndetësor për shkak të bombardimeve të vazhdueshme.