×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Deputeti i LDK-së: Kurrë s’kam votuar me më shumë kënaqësi ‘kundër’ sesa ndaj Muratit, bllokuesit të buxhetit të Prishtinës

    Reporteri
    22 Gusht 2025 | 12:28

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Krenar Xhaferi, ka thënë se asnjëherë s’ka votuar ‘’kundër’’ me më shumë kënaqësi sesa sot, gjatë votimit për Hekuran Muratin si propozim për kryetar të Kuvendit.

    Xhaferi ka thënë edhe se Murati e ka bllokuar me qëllim buxhetin e Prishtinës, dhe e ka ka penguar ekonominë e vendit.

    ‘‘Asnjëherë nuk kam votuar kundër me më shumë kënaqësi sesa sot. Hekuran Murati, një njeri që ka bllokuar me qëllim buxhetin e Prishtinës ndër vite, që ka penguar ekonominë e vendit dhe i ka fryrë përçarjes politike, normalisht nuk mund të ketë votën time. Njerëzit me qasje të tillë duhet të largohen nga udhëheqja politike. Problemi i ecjes përpara në Kosovë është mendësia e prapambetur politike’’, ka shkruar ai.

    Hekuran Murati, është emri i ri i VV-së që ka dështuar në përpjekjen për t’u bërë kryeparlamentar.

    Emri i tij u propozua dhe u hodh në votim, por nuk arriti të marrë më shumë vota se dy kandidatët e tjerë të VV-së.

    Murati mori 57 vota pro, ndërsa 52 ishin kundër. Abstenuan 6 deputetë. Pos Nismës Socialdemokrate, në seancën e sotme abstenuan edhe deputetë të AAK-së./Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!