×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Kusari: Kryeparlamentari Dimal Basha është një nga sulmuesit më të mëdhenj të gazetarëve

    Reporteri
    26 Gusht 2025 | 13:39

    Juristja e medias, Flutura Kusari, ka reaguar pas zgjedhjes së Dimal Bashës nga Lëvizja Vetëvendosje në postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

    Në një postim, Kusari tha se Basha ështp “një ndër sulmuesit më të mëdhenj të gazetarëve dhe aktivistëve në Kosovë”.

    Ajo shtoi se shpreson që me marrjen e pozitës së re, kryeparlamentari të përmbahet dhe të menaxhojë më mirë, siç tha ajo, “mosdurimin e tij dhe të partisë së tij ndaj pushtetit të katërt”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!