×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Ambasadori britanik mirëpret zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, kërkon “shpejt edhe hapat tjerë”

    Reporteri
    26 Gusht 2025 | 16:46

    Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka mirëpritur zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit sot në seancë dhe ka kërkuar përmbylljen e plotë të konstituimit të kuvendit që ka mbetur te zgjedhja e Nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb.

    “Zgjedhja e një Kryetari të Kuvendit është një përparim i mirëpritur dhe tregon se kompromisi politik në interes të vendit është i mundur nëse ekziston vullneti. I bëj thirrje partive të Kosovës që të ndërmarrin hapat e mëtejshëm shpejt për të përfunduar formimin e Kuvendit dhe të një qeverie të re”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!