Komuna e Gjakovës ka dhënë tenderin 3.4 milionësh për renovimin e stadiumit të qytetit, saktësisht konstruksionin e mbulesës dhe ndriçimin e fushës së lojës. Punët parashihet të përfundojnë për 12-13 muaj, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Kontrata, me vlerë totale 3 milionë e 424 mijë e 264 euro, është planifikuar të nënshkruhet më 1 shtator.

Me këtë tender është shpërblyer grupi i operatorëve ekonomik “UNICRON SH.P.K; Astraplan SH.P.K”.

Reklamë

Për këtë tender kishte ofertuar edhe një grup i operatorëve ekonomik me çmim më të lirë se vlera e parashikuar,  saktësisht 3 milionë e 249 mijë e 863 euro, por që është eliminuar. Bëhet fjalë për “Roza Komani B.I.; PE -VLA-KU SH.P.K”.

Projekti financohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

“Kontraktuesit do t’i jepet avans 15% të vlerës kontraktuar”, theksohet në fund të njoftimit.

Reklamë

Vlera e parashikuar për këtë tender ka qenë 3 milionë e 299 mijë e 907 euro, që i bie se është tejkaluar për rreth 125 mijë euro./Reporteri.net