Një aksident tragjik ka ndodhur të hënën pasdite në Luksemburg ku pesë persona kanë humbur jetën.

Në mesin e viktimave janë dhe tre të rinj nga Kosova.

Lajmin e ka bërë të ditur një familjar i viktimave.

Reklamë

Mediat në Luksemburg kanë shkruar se aksidenti ndodhi mes një veture dhe kamioni në rrugën N1 mes Feulen dhe Heiderscheid.

Në atë zonë shpejtësia e lejuar është 50 km/h, ndërsa shkaqet e aksidentit po hetohen.

/Reporteri.net/

Tragjedi në Luksemburg: Pesë persona humbin jetën në një aksident të rëndë trafiku

Reklamë