Një aksident i rëndë është regjistruar në Has të Shqipërisë, ku një 46-vjeçar nga Kosova ka vdekur ndërsa vëllai i tij 38-vjeçar ka mbetur i lënduar.

Ngjarja ka ndodhur në livadhet e fshatit Domaj, në njësinë administrative Gjinaj, ku një mjet sportiv dyshohet se është përmbysur aksidentalisht.

Sipas njoftimit paraprak të policisë, viktima është shtetasi A. Q., 46 vjeç, i cili drejtonte mjetin.

Reklamë

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vend, ndërsa vëllai i tij, shtetasi V. Q., 38 vjeç, është plagosur dhe është transportuar në spitalin e Kukësit, ku po merr ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po kryen veprimet për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.