Ilkay Gundogan do të vazhdojë karrierën në Turqi. Mesfushori është larguar nga Manchester City, për tu transferuar te skuadra e Galatasaray-t.

Pas arritjes së marrëveshjes, mesfushori turko-gjerman, ka udhëtuar drejt Stambollit për të nisur aventurën e re.

Sipas njoftimit të klubit turk, Gundogan ka firmosur kontratë dyvjeçare. Galatasaray e afroi 34-vjeçarin falas, pasi vetë lojtari arriti marrëveshjen me Manchester City-n për të ndërprerë kontratën.

Reklamë

Mesfushori në Turqi do të përfitojë një pagë prej 4.5 milionë eurosh.

Gjatë sezonit të kaluar, Gundogan bëri 54 paraqitje në të gjitha garat për Manchester City-n, ku dha kontributin e tij me pesë gola.