Partitë politike kanë tërhequr sot shortin për renditjen në fletëvotimet e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.
Lëvizja Vetëvendosje do ta ketë numrin 105, shkruan Reporteri.net.
Partisë Demokratike të Kosovës i ra numri 191.
Me numrin 113 do të garojë Lidhja Demokratike e Kosovës.
AAK’së i ra me short numri 174.
Partia “Guxo” do të garojë me numrin 118, derisa “Alternativa” 103.
Listës Serbe i ra me short numri 170. Përfaqësuesit e këtij subjekti munguan, e shorti u tërhoq nga zyrtarja e KQZ’së.
Ndërkohë, partisë së Ramiz Lladrovcit, i ra numri 101.
Numrat në short ishin nga 100 deri në 192.
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, tha se pas tërheqjes së shortit, do të procedohet me dizajnin e fletëvotimeve.
“Pas tërheqjes së shortit, KQZ do të miratojë dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimeve. Ky proces i hap rrugë subjekteve dhe mijëra kandidatëve, që nga 13 shtatori të fillojnë fushatën zgjedhore”, deklaroi Radoniqi, para hedhjes së shortit. /Reporteri.net