Granit Xhaka pasi ndeshje së mbrëmshme, sot ishte i pranishëm në tribunat e një stadiumi në Bazel duke e përkrahur ekipin shqiptar, FC Dardania.
Aty ishte edhe dyshja tjetër: Albian Ajeti dhe Taulant Xhaka.
Kombëtarja e Kosovës ka pësuar mbrëmë humbje të thellë me rezultat 4-0 në udhëtim ndaj Zvicrës, në kuadër të ndeshjes së parë kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Xhaka folur pas fitores 4:0, duke thënë se ata ishin shumë të fortë, dhe jo që Dardanët ishin shumë të dobët.
“Besoj se në pjesën e parë kemi qenë shumë dominues. Nuk jemi të kënaqur me pjesën e dytë, pasi nuk kemi luajtur ashtu siç duhet. Por, një fitore 4:0 ndaj një ekipi shumë të mirë si Kosova, mendoj se e kemi merituar plotësisht sot.”
“Nuk besoj se Kosova ishte e dobët, por ne kemi qenë shumë më të mire, sidomos në pjesën e parë”, ka thënë Xhaka.