Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka vizituar klubin e futbollit “FC Barileva”, ku është njohur nga afër me gjendjen dhe sfidat me të cilat përballen të rinjtë sportistë të kësaj zone.

Ai tha se ky klub, i themeluar në vitin 1983, ka funksionuar me vështirësi të mëdha dhe se talenti i sportistëve të rinj është shpërfillur për vite të tëra nga qeverisja lokale.

Ismaili u zotua se në qeverisjen e tij klubet sportive, si në qytet ashtu edhe në fshatra, do të kenë përkrahje të drejtpërdrejtë dhe nuk do të mbeten më pa mbështetje institucionale.

Reklamë

Ai premtoi se në vitin e parë të mandatit do të ndërtohet fusha sportive në këtë zonë, si pjesë e investimeve në infrastrukturë moderne që do t’u krijojnë të rinjve mundësi reale për zhvillim dhe afirmim të talentit të tyre.