Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Kosovës dhe Suedisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Rezultati aktual është 2-0 për Kosovën.

Goli i parë erdhi në minutën e 26 nga Elvis Rexhbeçaj, ndërsa i dyti nga Vedat Muriqi në minutën e 42.

Reklamë

Poashtu, Kosova qysh në minutat e para të ndeshjes pati edhe një mundësi shumë të mirë nga Albion Rrahmani, i cili nuk shënoi dot nga afërsia.

/Reporteri.net/