×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Haliti: Sot Kosova mori shuplakën më të rëndë nga partneri ynë historik

    Reporteri
    12 Shtator 2025 | 15:59

    Ambasada Amerikane në Kosovë ka njoftuar para pak minutash pezullimin e pacaktuar për Dialogon e tyre Strategjik në Kosovë për shkak të veprimeve të kryeministrit Kurti.

    E në lidhje me këtë ka reaguar anëtari i PDK-së, Xhavit Haliti.

    Haliti ka thënë se pezullimi i Dialogut Strategjik nga SHBA është shuplaka më e rëndë që Kosova ka marrë nga partneri ynë historik.

    Postimi i plotë:

    Pezullimi i Dialogut Strategjik nga SHBA është shuplaka më e rëndë që Kosova ka marrë nga partneri ynë historik.

    Ky është mesazhi i qartë se udhëheqja aktuale ka dështuar dhe duhet të mbajë përgjegjësi për gjendjen ku e ka sjellë vendin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!