×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Video

    Ikën Peci, nuk komenton pezullimin nga ShBA’ja të Dialogut Strategjik me Kosovën

    Reporteri
    12 Shtator 2025 | 19:19

    Deputeti i VV’së, që është edhe pjesë e Qeverisë në detyrë, ka refuzuar të komentojë mbi vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën.

    I pyetur nga gazetari Xhemajl Rexha për këtë vendim, Peci është larguar duke thënë se herave tjera mund të diskutojnë për çështje politike, shkruan Reporteri.net.

    “Jena në hyrje të fushatës për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Herave tjera diskutojmë edhe për politikën”, ka thënë Peci për “Interaktiv Talks”, teksa është larguar me nxitim.

    Në njoftimin e Ambasadës amerikane u tha se vendimi për pezullim erdhi për shkak shqetësimeve për veprimet e qeverisë në detyrë që kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar produktivisht me Kosovën në prioritetet e përbashkëta.

    Sipas Ambasadës, veprimet dhe deklaratat e fundit të kryeministrit në detyrë Kurti kanë paraqitur sfida për progresin e bërë gjatë shumë viteve.

    “Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar pa afat Dialogun Strategjik të planifikuar me Kosovën për shkak të shqetësimeve për veprimet e qeverisë në detyrë që kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar produktivisht me Kosovën në prioritetet e përbashkëta.

    Mbetemi të përkushtuar në avancimin e interesave të përbashkëta të përbashkëta nga Shtetet e Bashkuara dhe populli i Kosovës. Marrëdhënia jonë me Kosovën bazohet në një qëllim të përbashkët: forcimin e paqes dhe stabilitetit si bazë për prosperitetin e ndërsjellë ekonomik. Fatkeqësisht, veprimet dhe deklaratat e fundit të kryeministrit në detyrë Kurti kanë paraqitur sfida për progresin e bërë gjatë shumë viteve”, u tha në njoftim./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!