Kryetari i Komunës së Prizrenit, që po synon edhe një mandat, Shaqir Totaj, ka njoftuar se ka përfunduar asfaltimi i rrugës që lidh lagjen Kurilla me lagjet përballë përmes rrugës Prizren–Suharekë.

Ai ka folur edhe për rëndësinë e këtij investimi.

“Ky investim i rëndësishëm jo vetëm që lehtëson qarkullimin e banorëve të zonës, por gjithashtu ofron qasje të drejtpërdrejtë në QKMF-në e re, në ambientet e ish-kampit të KFOR-it (Innovation and Training Park – ITP) në Prizren.”, ka shkruar Totaj.

Reklamë