Gani Hajdari nga Partia Demokratike e Kosovës ka shpallur kandidaturën e tij për Asamblenë komunale të Gjakovës, ku do të garojë me numrin 11.
Përmes një postimi të bërë në Facebook, Hajdari ka folur për angazhimin e tij katërvjeçar në Drejtorinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, duke theksuar se ka punuar me përkushtim në shërbim të fermerëve dhe qytetarëve pa dallim.
Hajdari është zotuar të jetë “zë i fuqishëm” në Kuvendin Komunal, duke mbrojtur interesin publik dhe duke vazhduar angazhimin në shërbim të vendit.
Postimi i plotë:
Të nderuar qyterarë te Gjakovës, miq, familjarë dhe bashkëpartiak,
Gjatë katër viteve të fundit, kisha privilegjin të shërbej në Drejtorinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, duke u përpjekur me përkushtim te ofroj shërbim për te gjithë fermerët dhe qytetarët pa dallim.
Ky angazhim ishte një rrugëtim i bashkëpunimit, sfidave dhe rezultateve më të mira deri me tani ne Drejtorinë për Bujqësi.
Tani, kam vendosur që terë përvojën dhe energjinë time t’ia kushtoj një faze të re të angazhimit tim, si kandidat për Asamblenë Komunale të Gjakovës, me numrin 11 në listën zgjedhore të PDK-së.
Zotohem të jem zë i fuqishëm ne Kuvendin Komunal Gjakovë duke mbrojtur interesin publik, qytetar pa dallim.
Bashkë do të vazhdojmë punën pa ndalur në shërbim te vendit tonë!
Na priftë e mbara!
#11
