Robert Redford, ylli legjendar i Hollivudit, regjisor dhe aktivist i zjarrtë për kinemanë e pavarur, ka vdekur në moshën 89-vjeçare. Vdekja e tij u konfirmua nga zyra e tij e marrëdhënieve me publikun, sipas The New York Times-it.

Robert Redford lindi më 18 gusht 1936 në Santa Monica, Kaliforni. Redford u bë i famshëm në vitet ’60–’70 me filma që sot janë klasikë, si “Butch Cassidy and the Sundance Kid” (1969) dhe “The Sting” (1973), të dyja me Paul Newman, që e kthyen në një ikonë të Hollivudit.

Përveç aktrimit, ai ka bërë emër edhe si regjisor. Filmi i tij “Ordinary People” (1980) fitoi katër çmime Oscar, përfshirë edhe atë për regjisorin më të mirë.

Reklamë

Redford është edhe themelues i Festivalit të Filmit Sundance, një nga festivalet më prestigjioze për kinemanë e pavarur.