Sabrina Carpenter, Justin Bieber dhe Karol G do të jenë artistët kryesorë në Coachella vitin e ardhshëm.
Kjo do të jetë hera e parë për të tre artistët në këtë festival i cili mbahet në shkretëtirën kaliforninane përpara 250 mijë fansave.
Teddy Swims, Katseye, Central Cee dhe CMAT do të jenë gjithashtu pjesë e listës.
Festivali organizohet në Empire Polo Club në Indio që prej vitit 2002 dhe zgjat dy fundjava.
Sabrina do të ngjitet e para në skenë të premten, kurse Bieber dhe Karol G të shtunën dhe të dielën. Biletat nuk janë ende në shitje, por fansat mund të regjistrohen për lejekalimet.
Coachella është një prej festivaleve më të famshme në botë për shkak të listës së artistëve dhe tërheqjes së të famshmëve si spektatorë.
Vitin e shkuar, në turmë u vunë re Timothee Chalamet dhe Kylie Jenner, bashkë me Justin dhe Hailey Bieber.
Ka pasur edhe disa ankesa për sistemin e ri të rezervimeve për ata që do të bëjnë kamping në festival, i cili ka shkaktuar radhë 12-orëshe./tvklan.al