Calvin Harris ka akuzuar ish-këshilltarin e tij financiar se i ka vjedhur 22.5 milionë dollarë për të financuar një projekt zhvillimi të pasurive të paluajtshme në Hollywood, raporton NBC News.

DJ skocez, 41 vjeç, ka pretenduar se Thomas St. John dhe bashkëpunëtorët e tij e kanë përfituar ‘sistemikisht’ prej tij, sipas një ankese të paraqitur të premten në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë.

Aty, ai akuzon këshilltarin e tij financiar se e ka detyruar për 13 vjet që të ndajë paratë e tij për të financuar Kampusin Kulturor CMNTY, një zhvillim në Kaliforni, që do të përfshinte studio regjistrimi, sallone për artistë dhe hapësira zyrash.

Reklamë

Sipas lëndës, krijuesi i shumë hiteve investoi gjithsej 22.5 milionë dollarë në projekt, në dy pjesë – një kredi prej 10 milionë dollarësh dhe një investim në kapital prej 12.5 milionë dollarësh.