Tim Burton dhe Monica Bellucci i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë. Në një letër të përbashkët dërguar AFP, ata kanë njoftuar ndarjen: “Me respekt të thellë dhe afeksion të përbashkët, Monica Bellucci dhe Tim Burton kanë vendosur të ndahen”, thuhet në deklaratën e regjisorit dhe aktores, të cilët u lidhën në vitin 2023.

Thashethemet e para për lidhjen nisën në shkurt të atij viti. Më pas, u zbulua se të dy po shijonin një lidhje prej katër muajsh, në fshehtësi të plotë që kishte nisur rreth tetorit 2022.

Më pas në Francë, gjatë Lumière Film Festival në Lion, Monica e konfirmoi drejtpërdrejt. “Ajo që mund të them është se jam shumë e lumtur që e kam njohur para së gjithash. Është një nga ato takime që rrallëherë ndodhin në jetë”, tha ajo, ndërkohë që shumë shpejt do të aktronte në filmin “Beetlejuice Beetlejuice”. “E njoh, e dua dhe tani do të njoh regjisorin: nis një aventurë tjetër. E dashuroj Tim. Dhe kam shumë respekt për Tim Burton.”

Reklamë

Në vitet që pasuan, ata janë shfaqur shpesh bashkë në tapetin e kuq apo në përditshmëri. Një nga daljet më të fundit ishte në Giffoni Film Festival ku u pritën me entuziazëm nga fansat ndërsa shkëmbyen një puthje.