Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka folur për qeverisjen e tij 4-vjeçare.

Rama ka thënë se të gjitha premtimet janë duke i shtyrë përpara.

I pari i kryeqytetit tha se punët e mëdha janë në përfundim, përkundër bllokadave.

Reklamë

“Të gjitha premtimet që i kemi bërë jemi duke i shtyrë përpara. Para 4 viteve kam thënë që na duhen 8 vite për t’i kryer projektet e mëdha. Kemi filluar punë të mëdha përkundër pengesave”, tha Rama në Pressing T7.

Përparim Rama, ka thënë se sheshi “Rexhep Luci” është dëshmi se Prishtina është transformuar.

Tha se ka pasur 2-3 banorë që kanë qenë kundër, por që sot të gjithë po e përjetojnë sheshin e ri.

“Kemi pasur telashe me 2-3 banorë shumica kanë qenë pro, sot po e përjetojmë çfarë ndryshimi ka ndodhur për të mirë, të gjithë janë super të kënaqur, po e ndjenë, sepse qyteti është emocion. Sepse emocioni është ndryshe prej makinave, në emocion pozitiv, që duket si me qenë një vend bregdetar”, tha Rama.

“Nuk është bllokim, është punë, puna më e madhe që ka ndodhur në kryeqytet, edhe kur ka punë, normal që ka probleme që shkaktohen probleme, kjo rrugë është dashur me u punu në të, edhe gjatë punës nuk kanë pasur qasje qytetarët apo makinat”, tha ai.

Reklamë