Lamin Yamal është shpallur futbollisti më i mirë i ri, shkruan Reporteri.net.
Lamine Yamal është shpallur fitues i “Trofeut Kopa” 2025, çmimi prestigjioz që i jepet futbollistit më të mirë nën moshën 21 vjeç, gjatë ceremonisë së Topit të Artë në Paris.
Juria e Trofeut Kopa, e përbërë nga ish-fitues të Topit të Artë, vlerësoi performancat e jashtëzakonshme të Yamal gjatë sezonit 2024-25, duke e cilësuar si një nga lojtarët më të ndritshëm të gjeneratës së tij.
Ky është trofeu i dytë për yllin e Barcelonës, duke e vendosur atë në mesin e talenteve më premtues të futbollit botëror.
Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal ka shkuar në ceremoninë e Topit të Artë së bashku me krejt familjen e tij.
Në kategorinë e meshkujve, favoritët janë Ousmane Dembélé nga PSG, dhe dyshja e Barcelonës, Lamine Yamal dhe Raphinha – një treshe aq e fortë sa që edhe inteligjenca artificiale është përdorur për të parashikuar fituesin e ardhshëm.