Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka theksuar se brenda katër viteve, në Prishtinë janë kryer punë të mëdha.
Ai ka thënë se çka ka punuar në Prishtinë për katër vjet, Vetëvendosje nuk ka punuar aq në gjithë Kosovën.
“Çka kemi punuar në Prishtinë për 4 vite, qeveria nuk ka bërë në gjithë Kosovën. Për atë krenohen VV me Çekun, se nuk kanë më mirë”, tha Rama në Pressing në T7.
Kryetari Rama, ka kritikuar bllokadat e punëve për disa projekte nga niveli qendror.
Rama ka thënë se ka pasur bllokim e sabotim. I pari i kryeqytetit theksoi se qytetarët po e shohin se kush dinë, kush donë e kush po shtyn procese përpara.
“Unaza e brendshme është në përfundim e sipër, po mos te kishim bllokadën e buxhetit ajo kishte përfundu. Këta janë vetëm bllokues, sabotues e shantazhuesh. Unaza e brendshme është në përfundim e sipër. Nuk do t’i kemi në qeverisje këta, qytetarët e shohin kush dinë, donë e kush po shtyn procese përpara”, tha Rama.