Pas postimeve të shumta që bëri mbrëmë, reperi i njohur Mozzik ka reaguar sërish në rrjete sociale.
Ai deklaroi se historia e orës luksoze që u publikua ditët e fundit ishte e skenuar dhe se sipas tij, e gjithë kjo çështje kishte karakter personal. Madje, Mozzik akuzoi drejtpërdrejt Vetëvendosjen se po e godet qëllimisht.
“Qe një fakt pse unë nuk mbaj gjëra me vlerë në shtet timin. Pasi u kap kjo temë. Mua në tetor më bëhen dy vite që më kanë vjedhur hajnat në shtëpi me dëm afro 700 mijë euro armë me leje/ora origjinale/ e gjëra tjera. As edhe një qorapë nuk më është kthyer as as nuk është gjendur kurrë”, u shpreh ai, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.
Tutje tha: “Edhe pas vjedhjes i kam gjetur 3 GPS në makina të miat private. E askush askujt s’po ia ndjen për tatimpaguesin më të madh nga artistët shqiptarë. M’keni zhgënjyer po keni dalur bllof”.
Mozzik shtoi se ky rast, i mbetur pa zgjidhje edhe pas dy vitesh, e ka bërë të humbasë besimin tek institucionet dhe shteti.
Këto deklarata kanë ndezur sërish debat në rrjete sociale, duke rikthyer në qendër të vëmendjes jo vetëm çështjen e orës luksoze, por edhe akuzat e forta të Mozzik ndaj pushtetit.


