Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, që po synon edhe një mandat, ka mbajtur sot një tubim me gratë dhe vajzat e Gjilanit.
Në takim ka marrë pjesë edhe Nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu si dhe deputetet e VV’së
“Gratë dhe vajzat janë forca e Lëvizjes, e sot si kurrë më parë ato janë rreshtuar fuqishëm me vizionin tonë për Gjilanin. BASHKË me nënkryetaren e Kuvendit dhe kryetaren e GVV-së në Lëvizje, Albulena Haxhiun, deputetet e kuvendit dhe kandidatet tona për asamble, takuam sonte gratë dhe vajzat e komunës tonë. Para tyre shpalosëm planin tonë, e vazhdimësinë e punëve të mira edhe në mandatin e ri. Faleminderit nga zemra për këtë tubim madhështor”, ka shkruar Hyseni.