Më 9 tetor, e enjte në Debat Plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës.
Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot edhe kryetari aktual i kryeqytetit, Përparim Rama, i cili është edhe kandidat nga radhët e LDK-së për një mandat të ri.
“E ke konfirmimin e tretë. Është mirë për demokracinë në kryeqytet”, tha Rama.
Në debat do të jenë gjithashtu kandidati i VV-së, Hajrulla Çeku, si dhe kandidati i PDK-së, Uran Ismaili.
Prej javësh emisioni “Debat Plus” ka zhvilluar matje për kandidatin më të pëlqyer nga qytetarët për kryeqytetin.
Nga këto matje deri me tani kanë dalë si më të preferuarit tre emrat kryesorë të garës – Përparim Rama, Hekuran Çeku dhe Uran Ismaili.