Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, i cili po synon edhe një mandat, ka thënë se në mandatin e parë, vetëm për organizatat e dala nga lufta, përmes thirrjes së veçantë kanë siguruar mbështetjen më të madhe ndonjëherë.

Hyseni ka thënë se pas 12 tetorit, do të vazhdojnë me mbështetje edhe më të madhe për ta nderuar sakrificën dhe kontributin e tyre.

“Në mandatin e parë, vetëm për organizatat e dala nga lufta, përmes thirrjes së veçantë kemi siguruar mbështetjen më të madhe ndonjëherë. Janë përkrahur të gjitha organizatat për programin e tyre vjetor – një obligim i madh që e kemi marrë dhe po e përmbushim me përkushtim. Pas 12 tetorit, vazhdojmë me mbështetje edhe më të madhe për ta nderuar sakrificën dhe kontributin e tyre. BASHKË!”, ka shkruar Hyseni.

Reklamë