Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, i cili po synon edhe një mandat, ka njoftuar se kanë marrë menjëherë masa pasi bora ka filluar që të mbuloj Bjeshkët e Gjeravicës.

Shehu ka thënë se Komuna e Junikut menjëherë ka mobilizuar ekipet e saj në terren për të pastruar rrugën Junik-Gjeravicë e cila tashmë është e kalueshme plotësisht.

“Megjithatë ju bëjmë apel të gjithëve për kujdes të shtuar gjatë vozitjes”, ka shkruar Shehu.

Reklamë