Kombëtarja e Kosovës e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e muajit tetor, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.
Më 10 tetor, Kosova përballet me Slloveninë në “Fadil Vokrri”, ndërsa më 13 tetor luan me Suedinë në Goteborg.
Te Kosova janë kthyer Edon Zhegrova dhe Milot Rashica. Zhegrova mungoi muajin e kaluar pasi nuk ishte plotësisht i gatshëm për lojë pas transferimit te Juventusi, ndërsa Rashica ishte i lënduar.
Risi është Albian Hajdari, i cili la Zvicrën për Kosovën.

