Drejtori i Gazetës Online Reporteri.net, Bekim Kabashi ka thënë se kryetari aktual i Junikut, Ruzhdi Shehu pritet ta fitojë edhe një mandat për të udhëhequr me këtë komunë pa balotazh.
“Unë pres që Shehu të fitojë pa balotazh,”, tha Kabashi.
Ai tha se pavarësisht se Juniku është një komunë e vogël, rëndësia e saj është e madhe, sidomos kur shihet përmbushja e premtimeve.
Kabashi theksoi se sipas të dhënave të Institutit GAP, Shehu rezulton të jetë kryetari më i suksesshëm në Kosovë, duke realizuar mbi 90% të premtimeve të bëra.
“Ruzhdi Shehu ka dëshmuar gjithashtu edhe performancë të lartë politike, duke e bërë LDK-në partinë më të votuar në Junik në zgjedhjet e kaluara nacionale, ku garuan Nezir Kraki nga VV, Agron Kuçi nga AAK dhe Luan Gacaferi nga Guxo. Në atë garë, Shehu doli i pari,” u shpreh Kabashi bë emisionin Debat Plus.
Ai shtoi se përveç mbështetjes së brendshme, një rol të madh pritet të ketë edhe diaspora junikase, nga e cila janë rreth 1,400 vota, shumica e të cilave pritet të shkojnë në favor të Shehut, ndërsa në Junik janë gjithsej 2000 votues.