Prishtina ka shënuar një fitore të madhe sot në derbin e madh ndaj Ballkanit, dy ekipet që kishin kreun e tabelës.
Ndeshja e zhvilluar në Hajvali u mbyll me rezultatin 1:0 për kryeqytetasit.
Prishtina arriti fitore me një gol të minutës së shtatë shtesë, për të marrë tri pikë jashtëzakonisht të mëdha.
Me këtë fitore, tani Prishtina shkon në kuotën e 19 pikëve në vendin e parë.
Në anën tjetër, Ballkani mbetet me 15 pikë në vendin e dytë, teksa e shijon humbjen për herë të parë në këtë sezon.